Është ndarë nga jeta Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë Shqiptare.
Nexhmedin Doko ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 95-vjeçare. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).
Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ai ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”, “Rini e Zjarrtë, etj., si dhe operetën “Dritë dhe këngë”.
Leave a Reply