Kryeministri Edi Rama me anë të një letre drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden i ka shprehur atij ngushëllimet për vrasjen e 3 ushtarëve amerikane në Jordani.
Në letrën e ngushëllimit, kreu i qeverisë shkruan se në këto momente të vështira të gjithë duhet të jemi bashkë, ndërsa Shqipëria si aleate qëndron krah SHBA me solidaritet dhe vendosmëri.
“Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për Ëilliam Rivers, specialisti Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”,-shkruan Rama.
Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë. Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Leave a Reply