“Humbje e thellë” – Vdes njeriu i dashur, Ministrja Mirela Kumbaro jep lajmin e hidhur…


Mirela Kumbaro ka bërë një postim të veçantë sot për ndarjen nga jeta të kushëririt të saj, Fatmir Kumbaro.

“Ikja e njeriut të familjes është gjithmonë dhimbje e madhe, por kur ikën një burrë si Fatmir Kumbaro që i ka dhënë shoqërisë përkushtimin e profesionistit të angazhuar, politikanin opozitar, diplomatin e karrierës, dhe sidomos që jetën e kishte pasion e gëzim edhe në momente të veshtira, kjo është humbje edhe më e thelle jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. I lehtë të qoftë dheu Fatmir Kumbaro”, shkruan ministrja Kumbaro.

Kontribut të çmuar ka dhënë Fatmir Kumbaro edhe si ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.

Fatmir Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj ku ka mbajtur dhe detyra të tjera të rëndësishme në selinë rozë.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *