Ilir Lena, nga Divjaka humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri gjatë punës në një kompanie private për paketimin e produkteve ushqimore.
Lena është përcjellë sot për në banesën e fundit, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe që e ka pasur mik, shkruan një mesazh lamtumire për 53-vjeçarin:
“Divjaka po përcjell Ilir Lenën! Një djalë, një vëlla, një baba, një mik. U ndal në një fatkeqësi që në pak sekonda i mori jetën. Në punë…Nuk di sa here në 10 vite e kam takuar aty-në punën e tij, nuk mungonte kurrë, ishte gjithnjë, në punë; punëtor i jashtëzakonshëm, një Divjakë e tërë e njohu të tillë. Ngushëllime pafund FAMILJES, miqve e shokëve, punëtorëve si ai, Familjes tjetër të tij-Ristanit e punëtorëve po aty që janë për njeri-tjetrin shumë më tepër se sa punëtorë! TË QOFTË I LEHTË NË GJOK DHEU I DIVJAKES ILIR, AI DHE QË E PUNOVE GJITHË JETEN SI BUJK DHE TANI TË PRANON SI BIR! Zoti ndriçoftë për ty!”, shkruan Erion Braçe.
Leave a Reply