Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të shpallet nesër në orën 9:00, pasi ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”.
“Shpallja e vendimit për S.B. u caktua për në datë 25.01.2024, në orën 09:00”, sipas njoftimit.
Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nisi sot në orën 9:00, ku avokatët kërkuan heqjen e masës së “arrestit në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Dy ditë më parë Berisha u ankua në Gjykatën e Posaçme dhe përmes avokatëve kërkon që të rrëzohet vendimi i SPAK që nuk i dha leje të veçantë për të shkuar çdo të enjte në seancat parlamentare.
Leave a Reply