Qeveria Rama i jepet “OK” 7 miliardë Euro/ Rritje rrogash deri tek pensionet për vitin 2024


Qeveria Rama ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2024, nivel i ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.

Ministri i Financave, Ervin Mete tha se 39 miliarde lekë do shkojnë për rritjen e pagave, me synimin që brenda vitit 2024 të arrihet qëllimi për pagën mesatare 900 euro.

“Duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore“, tha Mete.

Gjithashtu Ministri i Financave deklaroi: “Financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë“.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *