Gjatë orëve në vijim pritet të ketë përkeqësim Në mbrëmje pritet të ketë stuhi dhe erë të fortë, çka do të sjellë probleme në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut parashikohet të nisin rreth orës 20:00 të mbrëmjes e do të vazhdojnë përgjatë gjithë natës.
Në disa Bashki të vendit grupet e punës janë në gatishmëri, pasi mund të ketë edhe përmbytje.
Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 21°C
në zonat e ulëta 11 deri 22°C
në zonat bregdetare 13 deri 24°C
Leave a Reply