Tragjike! Vëllai vret motrën për dhuratën e Krishtlindjes


Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve raporton BBC. 23-vjeçarja u qëllua në gjoks nga vëllai i saj adoleshent, ndërsa ajo kishte djalin e saj 10 muajsh në një karrocë, tha zyra e sherifit në Florida.
Djali më pas u qëllua nga vëllai i tij më i madh, i cili mori armën e tij, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pinellas.

Duke shtuar se të shtënat pasuan një debat se kush po merrte më shumë dhurata.

Sherifi Bob Gualtieri u tha gazetarëve se adoleshenti më i madh, 15 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes dhe hodhi armën.

Vëllai më i vogël, 14 vjeç, u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme dhe do të merret në paraburgim kur të lirohet, tha policia.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *