E padëgjuar më parë! 17 vjecari shqiptar fle gjumë me nënën, pasi ajo u divorcua ndodhi ajo që


Të flesh me fëmijën deri në moshë të rritur nuk është shumë e këshillueshme. Në përgjithësi fëmijët zgjedhin të distancohen vetë nga prindërit kur arrijnë në një moshë të caktuar, por ka edhe raste kur kjo nuk ndodh.

Një rast të tillë e paraqiti edhe moderatorja Katerina në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku një djalë 17 vjeç vazhdonte të flinte me nënën e tij, këtë e ka komentuar edhe psikologia Doklea Karametaj e cila ka thënë se fjetja me nënën deri vonë mund të sjellë edhe pasoja.

Katerina Trungu: Ka fjetur me djalin e saj deri në moshën 16-17 vjeç, moshë në të cilën konsiderohet i rritur. Në këtë rast ka ndikuar ndoshta divorci, fakti që fëmija ka qenë vetëm me një prind, dua të di si ndikon në të ardhmen?

Doklea Karametaj: Normalisht të flesh me djalin 17 vjeç, e para kur je e divorcuar, fëmija ndihet i braktisur nga njëri prind dhe do të ndihet sa më afër mamit, sepse do ta mbroj atë. Ndryshohen rolet.

Ai ndihet përgjegjës për mamin në këtë rast, por kjo ndikon edhe në të ardhmen, për të ardhmen e fëmijës, sepse ai do rritet, do ketë një partnere dikur dhe kjo ndikon edhe te zgjedhjet

që do ketë. Nuk do lidhet asnjëherë tërësisht. Do ketë probleme në zgjedhjen e partneres dhe do ketë probleme në atashimin e lidhjes, se do jetë gjithmonë mami në mes. /tvklan.al


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *