Xheni Brahaj e ftuar në emisionin “Glamour Zone” të moderatores Ester Bylyku, foli për herë të parë për eksperiencën në “Përputhen”. Ajo zbuloi sesi kishte dalë fshehurazi me një konkurent, por ai e tradhëtoi në mes të emisionit. “Dola me një djalë të Përputhen fshehurazi. Kemi planifikuar deri në detaj çdo gjë që do të flisnim në studio. Ndërsa kur ishim përballë njëri-tjetrit në emision, ai bëri të kundërtën që unë të dilja keq. Më tradhëtoi në mes të emisionit”, tregoi Xheni.
Xheni Brahaj, e cila ka studiuar për Drejtësi dhe shton si cilësi të saj të qenit “funny” dhe tip mjaft i lirshëm. Ajo tha gjatë prezantimit të saj se dëshiron një partner të pjekur, besnik dhe punëtor. Më tej, ajo zbuloi se shkak i pjesëmarrjes së saj në “Për’Puthen” u bë një mik i saj i ngushtë. “Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta. Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”. Por ku e kemi parë më herët Xhenin? Konkurrenten e Për’Puthen e kemi parë pikërisht tek programi “Zonë e Lirë” në rolin e Sofies kohë më parë. Por më pas ajo vendosi që të largohej nga programi.“Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur”, theksoi Xheni më herët.
Leave a Reply