Pas 17 martese dhe kater femije ja me ke me tradhetoi burri


Në moshën 17-vjeçare, familja vendosi që Soviana të kurorëzohej në një martesë me mblesëri. Ishte vjehrra e Sovianës ajo që kishte shprehur dëshirën që ajo të njihej me të birin e dy të rinjtë të kishin një marrëdhënie së bashku. Soviana kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan momentin e parë të takimit me bashkëshortin e saj, Mikelin.

Ardit Gjebrea: Kur e pe Mikelin, kur u fejove apo që më përpara?

Soviana: Jo, kur jam fejuar e kam parë Mieklin. Ditën e fejesës. Jam fejuar në Tetor.

Ardit Gjebrea: Nuk e pe më përpara Mikelin?

Soviana: Jo, ditën e fejesës se nuk e njihja. Vërtet ishim në një lagje por nuk e njihja.

34-vjeçarja shpjegon se nga martesa e tyre erdhën në jetë 4 fëmijë. Ëndrra e Sovianës për të vazhduar universitetin u ndërprenë sepse familja kishte nevojë për kujdesin e saj. Mikeli bënte punë të ndryshme derisa i erdhi një ofertë pune për në Filipine që më pas shkaktoi një krisje në martesën dhe familjen e tyre.

Soviana: Shkoi në Filipine në muajin Shkurt 2020, kemi folur 2-3 muaj afërsisht, rregullisht. Pastaj filloi ato telefonatat më rrallë. E kuptova unë që mund të kishte diçka.

Ardit Gjebrea: Diçka tjetër?

Soviana: Diçka tjetër.

Ardit Gjebrea: Me shqiptare apo me filipineze?

Soviana: Me filipineze. Kaluan gati 2 vjet.

Ardit Gjebrea: Po me fëmijët nuk komunikonte?

Soviana: Jo. Unë gjeja mundësinë gjithmonë që ai të fliste me fëmijët nëpërmjet rrejeteve sociale, mund të fliste 10 ditë maksimumi, pastaj…shkëputej prapë. Kjo ka vazhduar derisa vendosja të ikja në Francë me fëmijët për një të ardhme më të mirë për ata, por sa kam qenë në Vlorë unë e kam pasur vjehrrën dhe vjehrrin gjithmonë afër.

Ardit Gjebrea: Tani ti u divorcove me Mikelin apo jo?

Soviana: Po, u divorcova. Në momentin që unë e mora vesh se ai nuk shikonte fëmijët, nuk na shikonte ne atëherë unë duhet të bëja diçka sepse 4 fëmijë t’i rritësh vetëm nuk është e lehtë./tvklan.al


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *