Për të tretën herë radhazi, GJKKO ka shtyrë sërish vendimin dhe po zvarrit masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca e radhës do të zhvillohet më datën 30 dhjetor, e shtunë, ora 12:00.
Mësohet se avokatët e Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj.
GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Leave a Reply