Avokati Spartak Ngjela komentoi dhe vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA duke thënë se mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë.
Ngjela theksoi se Berisha nuk ka mbështetje popullore pasi është i shpallur ‘non grata’ në SHBA.
“Berisha nuk ka fare mbështetje popullore. Nuk të ndjekin mbrapa shqiptarët kur je ‘non grata’ në Amerikë. Berishën e ndjekin një numër shumë i vogël fanatikësh. Mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë. Do i japin forcë”, tha avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.
Leave a Reply