Kryeminstri i vendit Edi Rama ka bërë një urim për festën e Krishtlindjes. Rama ka vënë një ikonë të pikturuar nga ikonografi i madh shqiptar Onufri. Ikona paraqet skenën e lindjes së Krishtit në grazhdin e Bethlehemit 2023 vite më parë.
Rama shkruan se kjo tablo është pikturuar në atelienë e Çetirëve dhe është simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Kryeministri e mbyll postimin duke uruar bekime dhe festa të bardha.
Urimi i kryeministrit Rama: “Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha”
Leave a Reply