LAJM I MIRË/ Qeveria Rama nuk ndalet! Do të rrisë pagat për këtë kategori…


Qeveria Rama parashikon që menaxhimi i burimeve njerëzore në administratën publike të ketë një qasje më të shpërblyer financiarisht, duke parashikuar që deri në vitin 2025, nëpunësit civilë të kenë një rritje mes 11 – 16%.

Raporti i pagave është rregulluar për pozicionet drejtuese. Shtesa e vjetërsisë është rritur për të shpërblyer përvojën për pozicionet në administratën publike. Paga mesatare mujore në administratën publike e rritur në 900 euro deri në vitin 2024.

Plani i ri për politikën e pagave: Në dokumentin e ri të nxjerrë për konsultim sa i takon politikës së pagave dhe metodologjisë së klasifikimit të pozicioneve të punës, pas ndryshimeve ligjore, nënvizohet një tjetër paragraf më i zgjeruar që parashikon edhe planet e reja për pagat. Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2023:

– Pozicionet e kategorisë ekzekutive nga 19-41%;
– Pozicionet në nivelin e ulët drejtues 28-34%;
– Pozicionet në nivelin e mesëm dhe të lartë drejtues 25-35%.

Rritje e pagave për nëpunësit civilë në vitin 2025 për pozicionet e kategorisë ekzekutive me 11-16% krahasuar me vitin 2023.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *