LAJM I FUNDIT – Në “kulmin” e tensionit! Gjykata sapo jep VENDIMIN për Fredi Belerin…


“Fredi Beleri do të qëndrojë në burg”. Kështu vendosi Apeli i GjKKO gjatë seancës së sotme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës i cili prej 12 majit mbahet në paraburgim nën akuzën për blerjen e votave.

Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa në Gjykatën e Posaçme ishte dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Në seancën paraprake prokurorët e çështjes deklaruan se provat dhe faktet në dispozicion, përfshirë audio-përgjime, mbështesin akuzën e ngritur prej tyre. Gjykata mësohet se e ka konsideruar të plotë hetimin e Prokurorisë, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor. Prokuroria e akuzon Fredi Belerin se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *