Bieta Sulo bën atë që nuk ka ndodhur më parë, ja pse largoi nga studio të ftuarin


Pas jehonës që pati debati dhe përplasja verbale mes Olsi Jazexhi dhe Zhaklin Lekatari, Bieta Sulo bëri një deklaratë në nisje të emisionit “Ftesë në 5”.

“Debati në lidhje me poligjininë, i zhvilluar në “Ftesë në 5” në dy puntata javën që shkoi, pati një jehonë të madhe publike. Megjithëse e prisnim një jehonë të tillë, ajo i tejkaloi edhe parashikimet tona. Debati u zgjerua në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e zakonshme të ndjekësve të emisionit në dy drejtime: poligjinia vetë, si dhe episodi aspak i bukur dhe aspak qytetar i përplasjes së ashpër verbale midis Olsi Jazexhiut dhe Zhaklinë Lekatarit.

Ag resioni verbal i Jazexhiut ndaj Lekatarit, mori përgjigje të menjëhershme gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë. Fillimisht Jazexhiut iu kërkua që të moderonte tonet e bisedës, më pas iu ul mikrofoni dhe në fund pasi iu bë thirrje që të kërkonte publikisht falje dhe ai nuk pranoi, iu ndërpre lidhja duke e nxjerrë jashtë emisionit.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *